Reagon PD: Administratori i PDIU po blinte vota
Vazhdojne tensionet mes PS dhe PD ne Diber. PD ka reaguar ne oren e para te dites se sotme per ngjarjen e ndodhur ne njesine Administrative Tomin.
PD thote se personi qe eshte dhunuar eshte kapur duke dhene para per blerje votash. Sipas PD, Nuri Meda eshte perfaqesues i PDIU ne kete njesi vendore.
Deklarata e PD:
Nuri Meda i kapur sonte duke shperndarë para në këmbim të votës në Dibër, është shkarkuar dy muaj më parë nga detyra e administratorit të Tominit, për korrupsion. Por një muaj me pas, i shkarkuari për korrupsion rikthehet në detyrë kësaj radhe si përfaqësues i PDIU. Meda nisi direkt punën e tij për të blerë vota, krim që e kishte kryer edhe ne zgjedhjet e vitit 2015. Ky person me precedent në vjedhje, rryshfet dhe blerje votash po tentonte sonte të bënte të njejtën gjë derisa u ndalua nga qytetarët e Tominit. Meda është pjesë e bandës kryesore për dhunimin dhe blerjen e votës, denoncuar nga PD në prokurori një javë më parë si pjesë e grupit te strukturuar kriminal për blerje votash në Dibër. Hajdute dhe dhunues të votës së lirë si Meda janë njerezit dhe alternativa e Edi Ramës, që do të marrë përgjigjen e merituar të dielen me 11 shtator.
KOHA JONË SONDAZH

