Reagon PD për eksplozivin në Shkodër: Kush mendon se mund të përkulë demokratët, i ka bërë llogaritë gabim!
Gjatë natës biznesit të kandidati demokrat për bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushati iu vendos lëndë plasëse. Për pasojë u raportuan dëme materiale.
Partia Demokratike dënon sulmin ndaj pronës së Bushatit dhe u kërkon organeve u kërkon organeve ligjzbatuese të zbulojnë përgjegjësit e këtij agresioni, që prek drejtpërsëdrejti zotin Xhemal Bushati, një nga personalitetet më të respektuar të qytetit të Shkodrës.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE
Partia Demokratike dënon me ashpërsi sulmin me eksploziv ndaj pronës së kandidatit demokrat për bashkinë e Shkodrës Xhemal Bushati.
Për fat të mirë, familja e zotit Bushati, që banon në të njëjtën godinë, nuk ka lëndime fizike, por ngjarja është tronditëse për ta dhe për qytetarët e Shkodrës. Për fat të keq, gjendja e sigurisë në Shkodër ka vetëm përkeqësim për shkak të aleancës së qeverisë me krimin.
Partia Demokratike u kërkon organeve ligjzbatuese të zbulojnë përgjegjësit e këtij agresioni, që prek drejtpërsëdrejti zotin Xhemal Bushati, një nga personalitetet më të respektuar të qytetit të Shkodrës.
Kush mendon se mund të përkulë demokratët me sulme direkte ose indirekte, i ka bërë llogaritë gabim!