Reagon Presidenti rus Putin

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka reaguar pas sulmeve të treshes SHBA-Britani-Francë kundër Sirisë. Ai ka deklaruar se do të thërrasë një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB për sulmet, njofton Washington Post.

Ndërsa Sputniknews jep detaje: “Vendet perëndimore goditën Sirinë, megjithëse ekspertët ushtarakë dhe as banorët venda nuk e konfirmuan sulmin kimik mbi qytetin e Douma, deklaroi presidenti rus Vladimir Putin.

Putin ka dënuar ashpër goditjet me raketa të udhëhequra nga SHBA-ja kundër Sirisë, të cilatagravojnë katastrofën humanitare, shkaktojnë vuajtje në popullatën civile dhe e bëjnë bashkëfajtore me terrorizmin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendet perëndimore në mënyrë cinike kanë shpërfilluar hetimin e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike për incidentin e dyshuar kimik dhe kanë ndërmarrë veprime ushtarake pa përfunduar hetimi, theksoi Putin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?