Reagon qeveria për “avionët e drogës”: Janë për turizëm

Pas akuzave të Partisë Demokratike për nisjen e linjave të trafikut të drogës me avionë në Fier, ka ardhur dhe reagimi i Këshillit të Ministrave. Faqja transparenca.al jep këtë sqarim për akuzat e PD.

Për fluturimin e avionëve në bregdetin shqiptar:

Gjatë sezonit veror numri i avionëve të vegjël privatë që fluturojnë mbi bregdetin shqiptar në një lartësi të ulët, për shkak të madhësisë së avionit, është i madh.

Swiss Digital Desktop Reklama

 Nga të dhënat e “Albcontrol” konfirmohet se dje, në hapësirën shqiptare dhe konkretisht ne pjesën Jugperëndimore- Perëndimore kanë fluturuar 4 avionë VFR të cilët janë nisur nga aeroporti i Korfuzit (LGKR), për në aeroportin e Tivatit (LYTV).

Swiss Digital Mobile Reklama

 Ndryshe nga çka pretendon Partia Demokratike, në asnjë rast nuk ka pasur ulje në territorin shqiptar.

 Të katër këto fluturime kishin plotësuar plan të rregullt fluturimi ku parashikonin hyrjen në hapësirën shqiptare nga pika Pitas dhe daljen nga pika Rodon. Parashikimi i kohës së daljes varion ne varësi të rrugës, kushteve meteorologjike, shikueshmërisë apo turbulencave. Në planin e fluturimit pilotët kanë kërkuar të fluturojnë përgjatë vijës bregdetare, ndërkohë që trafiku është menaxhuar normalisht nga kontrollori në sektorin e APP.

Në foton poshtë gjenden shënimet përkatëse për secilin avion:

grafiku avione

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?