Reagon Serbia – Policia mbyll objektin e RTV Preshevës, Zyren e PDSH dhe institucione të tjera
Në orët e pasdites së sotme, respektivisht diku rreth orës 16:00, inspektoriati kundër zjarrit me asistencë të policisë, ka mbyllur sërish institucione të komunës së Preshevës, themelues i së cilave është Kuvendi Komunal i Preshevës.
“Edhe me këtë rast janë bllombuar dyert hyrëse të Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica”, Bibliotekës “Mehmet Isufi”, Radiotelevizionit “Presheva”, Zyrës për të rinjë, duke iu shtuar kësaj radhe edhe Zyra e Partisë Demokratike Shqiptare.
Lidhur me ribllombimin e këtyre institucioneve, arsyetimin se pse kjo po ndodhë nuk po e jep askush. Prandaj, vetëvetiu lindin pyetjet: Kujt po i pengojnë këto institucione, me fajin e kujt po bllombohen për të dytën herë, kush dha leje për heqjen e bllombave të vendosura ditë më parë, kush duhet dhënë përgjegjësi për këto, a ka të bëjë ky ribllombim me festën e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit apo është koinçidencë,…” thuhet në reagimin e RTV Presheva
RTV Presheva përsërit se një gjë e tillë nuk mbahet mend të ketë ndodhur ndonjëherë në Komunën e Preshevës dhe se për Radiotelevizionin Presheva kjo është një goditje e radhës pasi ka gati një vit që nuk financohet nga Komuna e Preshevës, kurse tani i duhet pa fajin e saj të ballafaqohet edhe me këtë problem.

KOHA JONË SONDAZH

