Reagon Xhelal Mziu: Në Kamëz një familje paguan 1000 lekë ujë

Në debatin për çmimin e ujit është përfshirë dhe kreu i baskisë së Kamzës, Xhelal Mziu. Në një deklaratë për mediat ai kundërshton qëndrimet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

“Erion Veliaj gënjen në mënyrë të paturpshme për Bashkinë Kamëz teksa mundohet të justifikojë ngritjen e çmimit të ujit në Tiranë. I gjendur ngushtë përballë presionit qytetar dhe këshilltarëve bashkiakë, Veliaj po tenton të fshehë ndonjë aferë të tij teksa mundohet dhe rreket të justifikojë se edhe në Kamëz paguhet shtrenjtë uji. Nuk është aspak e vërtetë; në territorin e Bashkisë Kamëz një familje faturohet me 1000 lekë ujë kur Bashkia e blen 4-fish më shtrenjtë ujin nga UKT, duke qenë se Bashkia Tiranë e prodhon vetë. Ndërsa në Kamëz po zbatohet projekti për furnizimin me ujë 24 orë dhe ka mbaruar faza e parë, në Tiranë qytetarët përballen me mungesën e furnizimit me ujë, kur për vitin e kaluar UKT rezultoi me 5 milionë euro fitim. Pyetja që i shtrojmë Veliajt është: Përse kryeqyteti përballet me mungesën e furnizimit me ujë dhe për çfarë po shpenzohen këto para?!”,- deklaron Mziu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?