Reali ndalet nga Bilbao, madrilenët i shpëton Ronaldo (VIDEO)
Reali i Madridit nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e javës së 33-të ndaj Atletiko Bilbaos. Miqtë kaluan në avantazh në minutën e 14-t me Inaki Uilliams, ndërkohë që madrilenët vuajtën shumë për të gjetur golin e barazimit.
3 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Luka Modriç lëshoi një goditje të fortë në hyrje të zonës, e cila u prek shumë pak nga Ronaldo dhe më pas shkoi në rrjetë.
Reali ngjitet në kuotën e 68 pikëve, ndërkohë që Bilbao tashmë ka 40 pikë. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

