Realiteti në Shqipëri, të prekurit me Covid-19 shkojnë në punë

Një problem shqetësuar për të prekurit me Covid-19 në vendin tonë, është edhe frika për vendin e punës. Shumë prej atyre që kanë rezultuar pozitiv nuk kanë treguar dhe janë paraqitur në punë duke përhapur infeksionin nga frika se nuk do të paguheshin ose në rastin me të keq humbnin vendin e punës. Në fakt një vërtetim nga njësia vendore e operatorit të kujdesit shëndetësor detyron punëdhënësin të paguajë punonjësin. Në Tiranë janë mbi 2 mijë persona aktiv me Covid-19, ndërsa sipas përllogaritjeve çdo ditë në Tiranë 500 personave u kërkohet karantinë, pasi rezultojnë të infektuar me koronavirus, ose janë raste kontakti.

SHKARKO APP