Realizohet për herë të parë ndërhyrja e avancuar neurokirurgjikale, Rama: I ktheu shpresën 75-vjeçarit pas goditjes në tru

Një ndërhyrje e avancuar neurokirurgjikale që i ktheu shpresën për jetë një pacienti 75-vjeçar, pas një goditjeje të rëndë në tru është realizuar për herë të parë në Spitalin Memorial të Fierit.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin në rrjetet e tij sociale, ku njofton se është realizuar me sukses kranioplastika e parë.

Pas 6 muajsh pritjeje dhe përkujdesje të vazhdueshme, pjesa e munguar e kraniotomisë iu vendos sërish pacientit, i cili tashmë ka dalë nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore. Mirënjohje për ekipin mjekësor: Dr. Egemen Nursoy, Dr. Klaudio Disha, Dr.Hasan Bayindir, Dr. Holta Kraja, Dr. Xhesika Hoxha dhe infermieren Fjorida Ago“, shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?