Redjan Rraja i arrestuari për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji

Raportohet se Redjan Rraja është personi i arrestuar nga policia, i cili dyshohet se është i përfshirë në atentatin e Shkozetit, ku u qëllua me breshëri automatiku ndaj makinës me të cilën udhëtonte prokurori i Durrësit, Arjan Ndoji dhe Landi Muharremi, i njohur si “i forti i Sukthit”.

Burime të besueshme thonë se Rraja u arrestua në momentin që po largohej nga Shqipëria. Ka dyshime të arsyeshme se ai është përfshirë në atentatin e Shkozetit.

Rraja është ndaluar në lidhje me ngjarjen ku mbetën të plagosur Arjan Ndoji, Landi Muharremi dhe Andi Maloku, ky i fundit shofer i mjetit./TCH

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?