“Reduktimi i burokracive”, tryezë e hapur me fermerët dhe sipërmarrësit për reformën në shërbimet publike
Qeveria shqiptare është angazhuar për të vijuar me reformën në shërbimet publike, me qëllim reduktimin e burokracive që rëndojnë mbi qytetarin dhe sipërmarrjen. Paraditen e sotme, në ambientet e Kryeministrisë, është zhvilluar një bisedë me fermerë, sipërmarrës bujqësorë, dhe operatorë turistikë, për prezantimin e fazës së parë të procesit të thjeshtimit të procedurave.
Të pranishëm në këtë tryeze publike me grupet e interesit, ishin zv.kryeministrja Senida Mesi, ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, dhe ministri i Mjedisit, Blendi Klosi.
Në fjalën e tij para të pranishmëve në takim, ministri Klosi tha se për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve po procedohet me marrjen e dokumenteve online.
“Së shpejti do të prezantojmë një platformë ku aplikimi dhe lejet mjedisore do të jenë online”, u shpreh ministri.
“Tryezë publike – Reforma e Shërbimeve Publike dhe ecuria e procesit të Derregullimit, ministrat Peleshi dhe Klosi bisedë me grupe interesi.
Të vendosur për të çuar përpara reformën në shërbimet publike duke ulur ndjeshëm burokracinë që rëndon mbi qytetarin dhe sipërmarrjen”, shkruhet në profilin e kryeministrit Rama, teksa përcillet live aktiviteti.
KOHA JONË SONDAZH

