Referendum për ndryshimin e Kushtetutës? Meta: Në momentin e duhur do t’i drejtohem popullit

Presidenti Ilir Meta, në një prononcim për gazetarët, lë të kuptuar se shumë shpejt mund të kërkojë referendum popullor për ndryshimin e Kushtetutës. Duke e quajtur Kushtetutën mbi çdo institucion tjetër në Shqipëri, Kreu i Shtetit tha se nuk mund të lejojë asnjë përpjekje për të kapur sistemin e drejtësisë.

Presidenti mori shembull betimin e tij me dorën mbi kushtetutë para parlamentit kur u zgjodh president, për të thënë se betimi në Kushtetutë nuk mund të konsiderohet thjesht ceremonial dhe formal.

Po ashtu, Meta kujtoi 22 nëntorin, ditën kur u votua me referendum kushtetuta, duke paralajmëruar se “në momentin e duhur presidenti do t’i drejtohet popullit dhe gjithë botës siç tha ai, për të mbrojtur demokracinë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?