Referendumi për Berishën si kryetar, 4 mijë anëtarë me të drejtë vote në qarkun e Lezhës

Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit e PD-së vijon edhe në degën e Lezhës. Anëtarët i janë drejtuar selisë së PD-së në qytetin e Lezhës për të ushtruar të drejtën e votës, në një proces që po zhvillohet sipas parimit “1 anëtar, 1 votë”.

Rreth 4 mijë anëtarë të Partisë Demokratike në Lezhë kanë të drejtë vote, ndërsa procesi po administrohet nga dy komisione të ngritura posaçërisht për të garantuar mbarëvajtjen dhe transparencën e zgjedhjeve.

Në këtë proces, kandidat i vetëm për drejtimin e Partisë Demokratike është Sali Berisha, ndaj votimi po konsiderohet si një votëbesim i anëtarësisë për vijimin e mandatit të tij në krye të partisë. Procesi i votimit pritet të vijojë deri në orën 18:00, ndërsa më pas do të nisë edhe numërimi i votave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?