Referendumi për shkarkimin e Bashës, deputeti Këlliçi jep detaje se çfarë do të ndodh nesër

Kreu ende në detyrë i Forumit Rinor të PD-së, Belind Këlliçi ka treguar detaje për procesin e votimit në Referendumin e thirrur nga Sali Berisha për të shkarkuar nga detyra Lulzim Bashën si kryetar i PD-së. Ai informon se në 71 degët e partisë janë ngritur 106 qendra votimi, por 22 të tilla do të jenë të vendosur vetëm në kryeqytet.

“Duke qenë se në selinë e PD-së është uzurpuar nga njerëz të armatosur për të shmangur çdo provokim apo incident, kemi vendosur që Këshilli Kombëtar dhe dega 2 këtë herë s’do votojnë në seli por në ambientet e Bar Amerikës, ngjitur me ambasadën amerikane, aty do të votojë dhe zoti Berisha”, thotë Belind Këlliçi.

Si anëtar i komisionit për rithemelimin e PD-së, ai sqaron se qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura deri në orën 17:00, ndërsa do të numërohen në kohë reale në vendet e votimit dhe rezultati do t’i përcillet komisionit zgjedhor në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?