Reforma Administrativo-Territoriale, Ilir Meta prezanton 7 propozimet e ekspertëve të Partisë së Lirisë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka prezantuar 7 propozimet e ekspertëve të PL-së për Reformën Administrativo-Territoriale.

Meta thotë se duhet të ndryshohet ligji për referendumet lokale, ndërsa bashkitë tëvendosin për politikat fiskale.

Meta thekson gjithashtu se pas reformës administrativo-territoriale pushteti vendor nuk përfitoj asnjë kompetencë shtesë për të vetëvendosur për polikat fiskale në raport me atë që kishte para reformës.

Perkundrazi, pushteti vendor është prekur nga ana financiare nga politikat fiskale në dëm të pushtetit vendor.

Ndërhyrjet e qeverisë qëndrore me politika fiskale të tilla, në këtë rast cënuan jo vetëm autonominë por sollën një risk në stabilitetin e të ardhurat e pushtetit vendor”, shprehet Meta.

7 propozimet:

1. Rritjen e autonomisë fiskale të pushtetit vendor, ndërmjet rishikimit te modelit te ndarjes se te ardhurave kombetare, si te ardhurat nga taksat e ndara si dhe te taksave kombetare duke i dhënë më shumë kompetenca administrative njësive të vetëqeverisjes vendore.

2. Rritja e kapacitetet vendimarrëse të pushtetit vendor mbi të ardhurat e veta. Përmes ndryshimeve ligjore, pushteti vendor do të sigurojë kompetenca shtesë për të vendosur mbi normën dhe formën e administrimit të të ardhurave të veta.

3. Rritja e kapacitetit finnaciar te qeverisjes vendore duke rritur te ardhurat dhe ne forme e transfertes te pakushtëzuar nga 1% te PBB qe marin sot si transfert e pakushtezuar te rritet minimum ne mbi 2% te PBB, per ti kushtuar me shume vemendje permiresimit cilesor te sherbimit te arsimit dhe sherbimit shendetesor, dhe sherbimeve sociale.

4. Krjimi i një fondi investimi të veçantë për pushtetin vendor, i cili do të financojë projekte të rëndësishme infrastrukturore dhe zhvillimore strategjike rajonale që impakton më shumë se një bashki, per zhvillimin e infrastrukturës rurale dhe mbështetjen per zhvillim ekonomik

5. Rishikimin dhe përmirësimin e sistemit aktual i ekualizimit fiskal për të siguruar një ndarje më të drejtë dhe më efikase të burimeve financiare ndërmjet njësive të vetëqeverisjes vendore.

6. Përmirësuar kadastrën dhe administrimin e taksave mbi pasurinë. Kjo do të ndihmonte në identifikimin më të saktë të pasurive dhe në rritjen e të ardhurave nga taksat mbi pasurinë.

7. Hartimin dhe miratimin e standardeve minimale të shërbimeve vendore që sigurojnë një nivel bazë cilësie në të gjithë vendin, duke u mbështetur në praktikat më të mira ndërkombëtare.

SHKARKO APP