Reforma në drejtësi, Cannon: Gjykatësit e korruptuar blejnë e shesin drejtësi

Ambasadori britanik Nikolas Kanon ka përdorur fjalë të ashpra kur ka etiketuar gjyqësorin. Sipas tij, brenda gjyqësorit, gjykatyësit e korruptuar bëjnë biznes duke blerë e shitur drejtësi. Ai nënvizoi se të korruptuarit bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.

“Brenda gjyqësorit ka një kastë gjyqtarësh të korruptuar, që veprojnë në grupe dhe nen dritën e diellit , e për këtë krenohen, duke blerë e shitur e blerë drejtesi. Janë rreth 100 të tillë në gjyqësorin shqiptar, një hetim i fortë në këto kushte është bërë i pashmangshëm.

Kështu është shprehur ambasadori britanik Nickolas Cannon  nga Vlora në konsultimet publike për reformën në drejtesi.

Ai ka thënë se qeveria britanike e mbështet reformën, duke shpresuar se opozita do të sjellë ekspertizën e saj ligjore, pasi reforma në drejtësi s’duhet mohuar për asnjë arsye politike.

Ekspertë të sistemit të drejtësisë nga Vlora dhe fieri, si edhe pedagogë dhe studente të univesitetit “Ismail Qemali” dhe diplomatë të ftuar, konsumuan aspektet kryesore te dokumentit të reformës në drejtësi. Bashkëbisedimi u fokusua veçanërisht në komponentin e analizës së kuadrit kushtetues ku ushtrojnë veprimtarinë insitucione e sistemit te drejtësisë në vend, si edhe në konkretizimin e luftës së korrupsionit.

SHKARKO APP