Reforma në drejtësi, Gjonaj takon shefen e TI, Rubio
Në Tbilisi, gjatë Samitit të nismës Partneritet për Qeverisje të hapur, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka takuar Delia Ferreira Rubion, kryetaren e Transparency International, e cila shprehu konsideratat më të larta për reformën në drejtësi dhe mekanizmat për të luftuar korrupsionin në sistemin e drejtësisë.
Gjatë takimit, u diskutuan nismat e qeverisë shqiptare në nivel politik për adresimin e çështjeve të korrupsionit përfshijnë ato me karakter parandalues, por edhe me karakter reagues.
“Diskutuam për mënyrat e bashkëpunimit me Transparency International me qëllim adresimin më të mirë të çështjeve që lidhen me korrupsionin, për të cilat znj. Delia Ferreira Rubio shprehu gatishmërinë e mbështetjes së iniciativave tona antikorrupsion, nëpërmjet ekspertizës së Transparency International”, – shkruan ministerja Gjonaj në “Fb”.
KOHA JONË SONDAZH

