Reforma në drejtësi, mblidhet komisioni i posaçëm

Komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi mblidhet paraditen e sotme, dy javë pas arritjes së marrëveshjes mazhorancë-opozitë për parimin e paritetit në këtë reformë.

Rendi i ditës i mbledhjes së sotme, i publikuar nga zyra e shtypit e Kuvendit, parashikon prezantimin e procesit të reformës nga nëntori i vitit të kaluar e deri më sot.

Më pas, mbledhja do të vijojë me miratimin e analizës së sistemit të drejtësisë në Shqipëri, strategjisë së reformës së sistemit të drejtësisë dhe miratimin e planit të veprimit.

SHKARKO APP