Reforma në Drejtësi, Rama u kujton socialistëve shprehjen e Fatos Nanos
Lëvizja Socialiste për Integrim, kërkon dialog për t’i dhënë zgjidhje Reformës në Drejtësi dhe për të zgjidhur ngërçin që është krijuar në institucionet e drejtesisë. Në një prononcim për mediat jashtë sallës së kuvendit, Luan Rama tha se mungesa e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese është skandaloze. Ai shtoi se jemi përballë një kolapsi institucional.
”Mungesa e Gjykatës Kushtetuese është skandaloze. Ne jemi pjesë e të njëjtës opozitë dhe misioni është kthimi i normalitetet i funksioneve Kushtetuese. Reforma në drejtësi është një sfidë kombëtare. Ne kemi kërkuar që dialogu në Kuvend duhet të jetë serioz. Në të gjitha kontaktet, edhe PD mbetet për dialog institucional që zgjidh problemet e reformës në drejtësi. Jemi përballë një kolapsi institucional. Do bllokohen gjykatat dhe më pas ligjin do e bëjnë kriminelët. Është e turpshme që sot Shqipëria është pa funksionimin e Gjykatave të Larta”,-tha nënkryetari i LSI-së.
Më tej Rama ju referuar konsensusit të 22 korrikut ku u miratuan me 140 vota ndryshimet kushtetuese, teksa u ka kujtuar socialistëve edhe shprehjen e ish-kryetarit të tyre, Fatos Nano.
”Fatos Nano kishte parimin ”të lëshojmë pushtet, për të bërë shtet” teksa shtoi se këta të sotmit, duke ju referuar socialistëve, ”po shkatërrojnë shtetin, për të forcuar pushtetin”. Mesazhi i 22 korrikut i vitit 2016 qe me konsensus miratuam ndryshimet kushtetues, është logjika dhe rruga që duhet të ecin faktorët politikë, për të lënë mënjanë interesat. Në Partinë Socialiste, kur kam qenë anëtar i PS, ka pasur një kredo parimore të artikuluar nga kryetari Fatos Nano, i cili thoshte; Të lëshojmë pushtet, për të bërë shtet. Këta të sotmit në fakt po shkatërrojnë shtetin, për të forcuar pushtetin”, tha Luan Rama.
KOHA JONË SONDAZH

