Reforma për personat me aftësi ndryshe, Manastirliu konsultim me grupet e interesit
“Çdo vendim për konsolidimin e reformës për personat me aftësi të kufizuar do të ndërmerret në bashkëpunim me grupet e interesit dhe duke dëgjuar zërin e tyre”, ka deklaruar sot Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë konsultimit sot me grupet e interesit dhe përfaqësues të shoqatave.
Ministrja Manastirliu shton se gjatë konsultimit me përfaqësues të shoqatave që mbrojnë të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, u diskutua mbi sistemin e vlerësimit bio-psiko-social dhe rehabilitimin e tyre social dhe shëndetësor.
”Më shumë përfshirje në jetën aktive, nëpërmjet politikave të reja të asistencës sociale, për shërbime rehabilituese për personat me aftësi ndryshe për formim e arsim profesional si dhe për punësim të qëndrueshëm”.
KOHA JONË SONDAZH

