Reforma Territoriale, Alibeaj tregon se çfarë sygjeron PD: Do votohet edhe nga PS-ja

Reforma Territoriale është prioriteti i PD-së. Të gjitha degët e PD-së janë ngarkuar të mbledhin të dhëna për problematikën e kësaj reforme, dhe më pas të nisin konsultimet me ekspertët. Kur të ketë përfunduar ky proces, PD-ja do ti duhet një marrëveshje e re me Edi Ramën. Nënkryetari i PD-së, dhe deputet në Kuvendin e Shqipërisë, Enkelejd Alibeaj nënvizon se koha i dha të drejtë PD-së, që kjo reformë kishte shumë defekte.

”E kanë treguar besoj rezultatet elektorale vendore qoftë edhe ato politike, që ajo reformë u dezenjua thjeshtë e vetëm nga ky interes. Me një numër bashkish më pak është duke rezultuar se kostot e pushtetit lokal janë shtuar deri në shifrën 60 milion euro. Kudo të pyesësh në territor sidomos në zonat periferike në fshatra në zonat larg qendrave të qytetit, mosmarrja e asnjë lloj shërbimi nga pushteti vendor”.

Po ashtu ai tregon edhe sesi PD-ja do ta realizojë këtë. ”E para marrëveshje nuk ka për të qenë të qartë dhe për këdo edhe për kritikët. Reforma territoriale ne e dimë që në parlament numrat janë ato që janë. Janë ato. Nuk është se do të paraqesim një propozim për reformën territoriale dhe s’kemi numrat dhe kaq. Ne duam që ajo reformë të shkojë deri në fund. Moralitetin këtij propozimi ia jep pikërisht se sa do të jetë ajo efektive dhe në dobi të qytetarëve. Nuk kemi komplekse të tilla të themi, po ky është propozimi ynë e të votohet nga të gjitha palët”.

SHKARKO APP