“Reforma territoriale ndikon në zgjedhjet në Shqipëri”, Nesho flet për marrëveshje PS-PD

Ish-diplomati Agim Nesho thotë se reforma territoriale mbetet një nga reformat më të rëndësishme në vend, pasi ndikon në mënyrën e zhvillimit të zgjedhjeve në Shqipëri. Për të një reformë e tillë duhet të garantojë përfaqësim proporcional për të gjitha rajonet e vendit, duke kërkuar konsensusin e dy forcave kryesore politike në Parlament. Ai kritikoi qasjen e kryeministrit Rama ndaj reformave, duke përmendur se pavarësisht premtimeve dhe ndërmjetësimit ndërkombëtar nga SHBA, Britania e Madhe dhe OSBE, reforma zgjedhore nuk u pranua. Nesho u shpreh edhe se procesi po trajtohet përmes presionit dhe diktatit politik, duke nënvizuar se realizimi i reformave të rëndësishme kërkon konsensus mes palëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?