Reforma Zgjedhore, Çlirim Gjata: Problemi i zgjedhjeve jo sistemi, por Rama. Ja 4 propozimet e opozitës
Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata i ftuar në rubrikën opinion në studion e lajmeve në News 24 deklaroi se problemi për Reformën Zgjedhore është kryeministri Rama
Gjata tha se Rama nuk i do zgjedhjet e lira, ndërsa shtoi se kërkesat e opozitës janë 4.
“Nuk do zgjedhje të lira dhe të ndershme Edi Rama. PD ishte e përgatitur të dilte në opozitë por ama zgjedhjet i bëri zgjedhje. Pavarësisht se nuk fitoi dot i vetëm por ju desh ndihma e LSI, viti më i mirë i Ramës ishte 2013. Çfarë bëri ai me pas? U fuqizua duke futur kriminelët në Parlament, i bleu zgjedhjet me para të krimit e drogës. Prandaj them që problemi i reformës është Rama. Ai nuk e do Reformën Zgjedhore. Që ditën e parë dhe deri tani, PD këron ndryshim sistemi, qeveri tranzitore dhe votim e numërim elektronik”,- tha ai.
Gjata u shpreh ndër të tjera se problemi real i zgjedhjeve në Shqipëri nuk është sistemi, por kryeministri.
“I keni parë si një ditë para zgjedhjeve lirohen të dënuar me burgim të përjetshëm. Çfardolloj sistemi të bëjmë ne ai i blen zgjedhjet, kërcënon, vjedh. Kulmi ishin zgjedhjet e 2019. Si i bëri zgjedhjet pa kundërshtarë? Vetëm PD i gjeti 6 kryebashkiakë të inkriminuar. Votimi elektronik do e ulte shumë mundësinë e vjedhjes së votës”,- tha ai.
Sa për bisedimet e tanishme me ndërhyrjen e ambasadorëv,e Gjata u shpreh se, “Nuk e di çfarë rezultati do ketë pas ndërhyrjes së ambasadorës. Ne nuk i kemi kërkuar hajde të na ndihmoni ne se jemi keq, ndërhynë për të ulur Edi Ramën. Çështjen e administratës zgjedhore e ka kërkuar OSBE që në vitin ’91, nuk ishte detyruese ajo, mos harrojmë që atëherë kishte gjykata tani s’ke asgjë. Çfarë SPAK ke mo? Edi Rama i ka blerë të gjithë, ku e gjen dot administratë të papolitizuar”,- tha ndër të tjera demokrati.