Reforma Zgjedhore, Kërpaçi: Qytetarët të votojnë të lirë, fokusi të jetë tek dënimi i shitblerjes dhe manipulimit të votës
LSI ka një qëndrim të qartë për reformën zgjedhore duke konsistente me qendrimet e vitit 2008. Kështu është shprehur e ftuar në Fax News, Floida Kërpaçi. Kërpaçi tha se reforma e re zgjedhore duhet të fokusohet tek blerja e votës nëpërmjet elementëve me precedentë penalë. Rilindja e ka vërtetuar në 2017 por edhe në 30 qershor se nuk ndahet dot nga krimi i organizuar.
Cili është qëndrimi i LSI-së për sistemin zgjedhor?
LSI-ja në fakt ka qenë shumë e qartë përsa i përket sistemit zgjedhor dhe reformës zgjedhore.Nuk besoj se është i rëndësishëm vetëm qëndrimi i sotëm por LSI-ja ka pasur një qëndrim të qartë të saj që me iniciativën mjaft të ashpër në vitin 2008 për ndryshimet kushtetuese ku nuk ka qenë në diskutimin vetëm sistemi zgjedhor por ka qenë një paketë te ndryshimeve kushtetuese kështu që LSI-ja në këtë aspekt është mjaft e qartë dhe opozita shqiptare ka qenë jashtëzakonisht aktive në drejtim të kësaj çështjeje. Problemi kryesor që duhet të adresojë reforma zgjedhore sot dhe në fakt ne këtë duhet të diskutojmë dhe këtu duhet ti mëshojmë sepse duhet kapur problemi në mënyrë që ti japësh zgjidhje problemit, është ajo që ne kemi denoncuar gjithmonë dhe është shit-blerja e votave dhe kriminalizimi i të gjithë procesit.
Ka nevojë të menjëhershme vendi që t’i japë zgjidhje…
Që ti japë zgjidhje të menjëhershme këtij lloj modeli që kemi ne sot, modelit në fakt që ka instaluar Rilindja. Është modeli që ti shkon, blen votën, zgjedh ca kriminelë. Edhe kur ke zgjedhje të brendshme apo votime monopartiake se të 30 qershorit, ti prapë zgjedh që të kesh kriminelë. Edhe kur nuk kishe pse të zgjidhje kriminelë sepse ky është modeli që ata kanë ofruar. Pra kjo është mjaft e qartë dhe u kuptua në votimet e 30 qershorit, modeli që ata vendosën, ishte modeli i te pasurit të njerëzve të kriminalizuar, të lidhur me bandat të lidhur me krimin sepse kjo është ajo çka ata përfaqësojnë. Nga ana tjetër ne jemi të bindur se në momentin që do kemi një reformë zgjedhore e cila do të godasë në mënyrë të ashpër shitblerjen e votës dhe kriminalizmin e saj, padiskutim që do të garantojmë atë që të gjithë qytetarët shqiptarë presin sot që janë zgjedhje të lira, zgjedhje të ndershme, zgjedhje ku vota e qytetarëve shqiptarë, nuk tjetërsohet, por është një votë e cila është përfaqësuese, por mbi të gjitha reflektohet në një qeveri edhe në një mazhorancë e cila ka besimin e qytetarëve shqiptarë dhe jo ka mbështetjen e bandave dhe të kriminelëve dhe të njerëzve të tjerë të cilët janë të lidhur me pushtetin apo me njerëz te cilët kanë të shkuar të errët.