Reforma zgjedhore, KSHH: Mungon transparenca nga komisioni

Reforma zgjedhore po ecën me ritme shumë të ngadalta si dhe në tejkalim të afateve. Komiteti Shqiptar i Helsinkut shprehet mjaft kritik ndaj Komisionit Reformës duke e akuzuar edhe për mungesë transparence.

“Pavarësisht se me 13 prill Komisionit i mbaroi mandati, nuk ka asnjë informacion për ndonjë çështje të rëndësishme që mund të jetë arritur me konsensus, nëse ka filluar puna me hartimin e draft amendamenteve në këtë Kod.”

Komiteti Shqiptar Helsinkut duke e bazuar në praktikat e së kaluarës thekson se për shkak të mungesës së konsensusit, partitë e mëdha politike kanë bërë ndryshime në prag të zgjedhjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Këto ndryshime të hartuara në një kohë të shkurtër, pa një proces transparent dhe gjithëpërfshirës, kanë dëmtuar cilësinë e Kodit dhe nuk kanë marrë në konsideratë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it për tre zgjedhjet e fundit. Kjo mund të krijojë përshtypjen se ndryshimet në Kod janë monopol i dy partive të mëdha.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Përveç depolitizimit të administratës zgjedhore dhe rekomandimit për zbatimin e sistemit elektronik pilot, vëmendje e veçantë i duhet kushtuar edhe propozimeve për ndryshimin e sistemit zgjedhor, votimit të shtetasve shqiptarë jashtë vendit, forcimit të kontrollit dhe burimit të financimit të partive politike, masave për parandalimin e vjedhjes së votës, etj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?