Reforma Zgjedhore, PD kërkon votim dhe numërim elektronik, PS: Duhet garanci
Partia Demokratike, prezantoi në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore platformën e saj për amendimin e Kodit Zgjedhor. Bashkryetari demokrat Oerd Bylykbashi tha se identifikimi biometrik i zgjedhësve votimi dhe numërimi elektronik, qëndrojnë në krye të kërkesave.
Bylykbashi: Të ecim përpara në futjen e identifikimit të zgjedhësve, votimit elektronik dhe tabulimit, nxjerrjes së rezltatit pa patur nevojën e numërimeve të fletëve të votimit në qendrat e përqëndruaraa.
Bashkryetari tjetër socialist Bashkim Fino mbështeti në parim peopozimin e demokratëve, por kërkon garanci nga ekspertët mbi sistemin në një vend që sipas tij mosbesimi është i madh.
Fino: Duhet të na jepet siguri nga ekspertët e huja, ekspertët tanë, nga specialistët, nga kompania e huaj që do të vijë nëse do bëjmë një gjë të tillë dhe absolutisht jam i hapur dhe për të bërë çdolloj diskutimi lidhur me rastin konkret të këtij diskutimi, votim që nuk është bërë asnjëherë dhe numërimi elektronik etj me radhë.
Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, propozi qe votimi dhe numërimi elektronik të miratohen të parat në kod për t’i dhënë mundësi përgatitjes së infrastrukturës zgjedhore kundrejt propozimit të Finos për dy variante votimi, që të mos rrezikohen zgjedhjet e ardhshme parlamentare
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu propozi që kodi ta ndalojë dhe trafikimin e deputetëve.
Mediu: Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të jetë Kuvendi i gjithë pazareve të gjëse së gjallë. Shtrembërimi i vullnetit qytetar duke ndryshuar kahet politike pa asnjë qëllim politik por thejsht për Pazar duhet të jetë një fenomen që ne duhet ta frenojmë.
Votimi dhe numërimi elektronik siaps Partisë Demokratike do të mundësonte standarde në zgjedhjet e ardhshme në procesin e numërimit dhe votimit si dhe uljen e kostove të zgjedhjeve.
KOHA JONË SONDAZH

