Reforma Zgjedhore/Vasili për Gjiknurin: Ti varësh mëlçitë ujkut në qafë
Damian Gjiknuri, kryetari i mazhorancës në Komisionin për Reformën Zgjedhore, deklaroi sot në një konferencë se PS-ja është gatshme të vijë me një propozim për reformimin e sistemit zgjedhor dhe më pas kjo të diskutohet në komision. Pas këtij qëndrimi, ka reaguar nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili. Përmes një postimi në facebook, ai thotë se Gjiknuri me shokë që blenë, grabitën dhe plaçkitën votat me kriminelë, sipas tij, sot është ti varësh mëlçitë ujkut në qafë.
Postimi i plotë
Ti varesh mëlçitë ujkut në qafë? Siç është ky “Tërmet, tërmet” Gjiknuri ashtu është edhe Komisioni Parlamentar i Reformes Zgjedhore. Tërmet Gjiknuri me shokë, që blenë, grabitën dhe plackitën votat me kriminelë e horra po bëkan reformën zgjedhore. Të bëjnë këta reformën zgjedhore është ti varesh mëlçitë ujkut në qafë.