Reformimi i ndihmës ekonomike, Seferi: Riintegrim social dhe ekonomik i familjeve brenda 5 viteve

Riintegrimi social dhe ekonomik i familjeve  është synimi i reformimit të skemës së ndihmës ekonomike e cila me ndryshimet e fundit la jashtë saj shumë familje . Në një intervistë për televizionin Scan  Drejtoresha pranë ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Denada Seferi  bën të qartë  se  në ligj është përcaktuar një afat  5-vjeçar për të ndihmuar të gjitha familjet të cilat për arsye të ndrysme bien në varfëri , kjo përmes një strategjie  për daljen nga skema që po përgatitet  në bashkëpunim  me ekspertë të  bankës botërore ku prioritet janë  ata  qytetarë në moshë pune

Seferi pranon se nuk kanë munguar sfidat gjatë shtrirjes së skemës së re ku  ka pasur raste që qytetaret kanë refuzuar punësimin.

Ndihma ekonomike që i jepet një familje  është e ndryshme dhe mund të arrijë mbi 10 mijë lekë, kjo në varësi të numrit të fëmijëve, vaksinimeve , frekuentimit të shkollës etj.

Swiss Digital Desktop Reklama

{“videoid”:”1553261412752″,”type”:1,”ratio”:0.75}

Swiss Digital Mobile Reklama

Reformimi i ndihmës ekonomike – Seferi: Synim, riintegrimi social dhe ekonomik i familjeve brenda 5 viteve  on Vidnews.

/SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?