Refugjatët, kërkohet hapja e kampeve në Shqipëri

Austria e Danimarka, po insistojnë në planin e tyre për ngritjen e qëndrave për strehimin e emigrantëve të dëbuar nga Bashkimi Europian në vende të treta jo anëtare të BE, në veçanti në Shqipëri.

Sipas ANSA-s, në këto kampe emigrantësh do të strehohen azilkërkues ndaj të cilëve është marrë vendimi përfundimtar për largimin e tyre nga territori europian e që nuk mund të riatdhesohen në vendet e origjinës për shkak të mungesës së marrëveshjes mes palëve.

Një dokument i tillë që përmban konceptin e ngritjes së qëndrave të emigrantëve në vendet e treta jo anëtare të BE-së, është prezantuar dhe më parë në Komitetin Strategjik Europian për Emigracionin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk është parashikuar që një çështje e tillë të jetë në axhendën e punës së Ministrave të Brendshëm të vendeve anëtarë që do të mbahet të premten e ardhshme në Luksemburg, sipas agjensisë italiane të informacionit me shumë gjasa mund të merret në diskutim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?