Refugjatët po i afrohen kufirit shqiptar. Ja ku do strehohen
Mediat greke raportojë se autoritet helene po ndërtojnë tri qendra të reja për refugjatët në zonën e Janinës, një qytet në kufi me Shqipërinë.
Sipas burimeve zyrtare greke, operacionet janë kryer nga njësitë ushtarake. Operacionet përfshijnë ngritjen e një kampi në një ish-konvikt në fushën e Pogonit, në afërsi të kufirit me Shqipërinë, i cili pritet të strehojë 200 refugjatë. Një tjetër kamp pritet të ngrihet në zonën e Filipiadha pranë Janinës. Ky kamp pritet të ketë një kapacitet prej 700 refugjatësh.
Punimet janë gjithashtu duke u zhvilluar në aeroportin e vjetër ushtarak në Janinë për të krijuar infrastrukturën e nevojshme për të mirëpritur një numër të madh të refugjatëve. Rrjeti i ujit të pijshëm është duke u ngritur së bashku me rrjetin e kanalizimit. Disa ditë më parë, autoritetet greke zhvendosën 162 refugjatë nga porti i Pireut në një qendër refugjatësh në Konicë, një qytet rreth 60 km nga kufiri shqiptar. Refugjatët i thanë medias lokale greke se ata do të vazhdojnë udhëtimin e tyre në Gjermani dhe vende të tjera perëndimore.
Afrimi i refugjatëve në kufi do të thotë se shumë shpejt pritet ardhja e tyre dhe në Shqipëri.
Në Tiranë, Drejtori i Përgjithshëm i Kufirit dhe Emigracionit, Genc Merepeza është shprehur se aktualisht janë identifikuar 3 pika ku do të stacionohen refugjatët sirianë në rast se ata do të kalojnë përmes Shqipërisë. Këto pika janë në afërsi të kufirit me Greqinë dhe në fshatrat Gërhot dhe Arshi Lengo.
“Nga grupi ndërministror janë identifikuar 3 vende në rrethin e Gjirokastrës. Nuk ka kampe të ngritura. Logjistika është e vendosur në Gjirokastër, për të qenë afër vendit ku do të ngrihen. Është në Gërhot, Arshi Lengo dhe në afërsi të pikës së kalimit nëse do të kemi një fluks do të jetë Qendra e Pritjes Fillestare të Emigrantëve. Janë të identifikuara dhe në momentin që do të bjerë gongu, janë cadra për tu ngritur dhe brenda ditës montohen. Nuk ka kampe të ngritura.Logjistika është gati në Korçë e Gjirokastër. Nuk kemi çeduar në të drejtat për azil. 111 shtetas sirianë bënë kërkesë për azil vjet”,- tha Merepeza në një intervistë për emisionin “Tonigt Ilva Tare”.
Drejtori Merepeza tha se në pikat e policisë kufitare po instalohen 15 skanera për marrjen e gjurmëve të gishtave të refugjatëve që do të hyjnë në Shqipëri. “Kur thashë që do të bëhet me urën e kontrollit me marrjen e gjurmëve të gishtrinjëve, po e ndaj një informacion me ju që 15 skanera për marrjen e gjurmëve të gishtave po instalohen në policinë kufitare. Është një pjesë që po vjen, por një liste voluminoze me nevojat që ne kemi i është dhënë ndërkombëtarëve”,- tha ai.
Marrja e shenjave të gishtërinjve kryet për identifikimin e elementëve të rrezikshëm që mund të jenë në listat e shërbimeve të huaja të kërkuara për terrorizëm. Kjo pasi ka dyshime se mes refugjatëve që e emigrojnë nga Siria ka dhe elementë terrorit që duan të futen në Bashkimin Europian.