Refugjatët po kthehen në Itali, Meta: Vendimi i gjykatës së Romës rrëzon Gjykatën Kushtetuese në Shqipëri
Kur u deshën shumë muaj që të vinin 16 refugjatë, por që sot një gjykatë italiane ka vendosur që refugjatët që kanë ardhur dhe do të vijnë në Gjadër, duhet të kthehen menjëherë në Itali, edhe pse kërkesa e tyre për azil në vendin fqinj është refuzuar.
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet se vendimi i gjykatës së Romës për të rrëzuar paktin Rama-Meloni, rrëzon edhe Gjykatën Kushtetuese në Shqipëri.
”Vendimi i Gjykatës së Romës për të rrëzuar paktin Rama-Meloni rrëzon edhe Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë si një institucion të uzurpuar nga Edi Rama që shkel Kushtetutën, Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, ligjet ndërkombëtare të refugjatëve e marrëveshjet për refugjatët”,-shkruan Meta.
Pas vendimit të Gjykatës së Romës, 12 refugjatët nga kampi i Gjadrit do të nisen drejt portit të Vlorës dhe më pas për në Itali. Refugjatët nga Egjipti dhe Bangladeshi, do të transferohen drejt Vlorës, nga ku më pas do të realizohet edhe kthimi në Itali.