Refugjatët, Salvini: 40 mijë të refuzuar nga Franca, Macron të heshtë

ROME – ”Macron të këtë mirësjelljen të heshtë dhe të mos u japë leksione italianëve”. Nuk kanë kaluar njëzet e katër orë pas sulmeve të presidentit francez dhe ka ardhur përgjigjja e Zëvendës Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini. Dhe si zakonisht, është një përgjigje që nuk ka për qëllim të përmirësojë situaten.

Mbrëmë Emmanuel Macron, në një vizitë zyrtare në Danimarkë, u pyet se çfarë mendonte rreth rezultatit të takimit mes Viktor Orban (kryeministrin hungarez) dhe Matteo Salvinit. Ai u përgjigj se të dy “kanë të drejtë ta shohin si kundërshtarin e tyre kryesor në Evropë “. Duke shtuar: “Nuk do t’i jap asgjë nacionalistëve dhe atyre që predikojnë urrejtjen”.

Këtë mëngjes, Ministria e Brendshme Italiane, ka lëshuar qëllimisht të dhënat e një prej aspekteve më të vështira të marrëdhënieve diplomatike mes Italisë dhe Francës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Ministrisë së Brendshme, 30.911 njerez u refuzuan në kufirin francez në vitin 2017: nga këta 10.407 ishin të huaj me leje qëndrimi të vlefshme në Itali (duke përfshirë 1,465 pakistanezë, 1,108 malajzian, 840 nigerianë, 832 shqiptarë) dhe pjesa tjeter 20.504 ishin të parregullt (kryesisht Sudanez).

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga 1 janari deri më 28 gusht të këtij viti kemi përjashtuar 17,476 emigrant: 6,561 me leje qëndrimi italiane (duke përfshirë 933 pakistanezë, 651 malajzia, 613 shqiptarë), 10,915 të parregullt. Në total, 48,387 emigrantë, duke përfshirë gra dhe fëmijë. “A do të ishte kjo ‘Evropa’ mikpritëse dhe mbështetëse për të cilën felt Mancron, komentoi Salvini.

Përktheu nga italishtja/ Majlinda Noka, Burimi: La Repubblica.it

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?