Refugjatët shfrytëzojnë Kepin e Rodonit për të shkuar me skaf drejt Italisë, kapen rreth 60 sirianë

Kepi i Rodonit është kthyer në trampolinë për refugjatët sirianë që hyjnë në vendin tonë, duke e shfrytëzuar si një pikë tranziti për të kaluar drejt Italisë me skaf përmes detit.

Burime bëjnë me dije se në këtë pikë që është dhe një zonë e pyllëzuar janë parë rreth 60 sirianë, të cilët janë dërguar me autobus.

Ata kanë kaluar natën atje dhe banorët dyshojnë se kjo ka ndodhur për shkak se nuk u kanë mbërritur skafet për tu nisur drejt Italisë.

Deri tani nga policia konfirmohet vetëm fakti se një numër refugjatësh janë kapur në Kepin e Rodonit por nuk thuhet se sa është numri.

Por komunikatë zyrtare të lëshuar për këtë operacion nuk ka ende.

Trafiku i sirianëve është kthyer tashmë në Durrës dhe burimet theksojne se çmimet për në Itali variojnë nga 2 deri në 4 mijë euro.

SHKARKO APP