”Refugjatët” shqiptarë, Hahn shpërfill shqetësimin e Francës dhe Hollandës

Në takimin e djeshëm me Kryeministrin Edi Rama në kuadër të fazës përgatitore të Shqipërisë për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE, Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Johannes Hahn u shpreh se BE-ja nuk ka vënë asnjë kusht shtesë për hapjen e negocitave me Shqipërinë.

Deklarata e Komisionerit bie ndesh me deklaratën e miratuar nga Këshilli Evropian në qershor të 2018. Këshilli Europian i vuri kusht të ri Shqipërisë uljen e emigracionit të paligjshëm drejt vendeve të BE-së.

”Këshilli i jep rëndësi të vecantë vazhdimit të përpjekjeve në uljen e numrit të azil kërkuesve të pabazë dhe gjithashtu i kërkon Komisionit të sigurojë se kjo do të merret parasysh në raport”,-shkruhet në deklaratën e këshillit të europës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Procesi i negociatave për anëtarësim të vazhdojë dhe të ngrihet mbi procesin e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

• Kreu i delegacionit shtetëror për dialogun politik me Komisionin dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian do të jetë Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati.

• Koordinimin teknik të procesit të screening dhe punës përgatitore për hapjen e negociatave, qeveria shqiptare cakton Zv.Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Genti Cakaj.

• Njësia ekzistuese e koordinimit të procesit të integrimit evropian në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme do të forcohet për t’u shndërruar në Sekretariatin e ardhshëm i cili do të sigurojë në kohë dhe cilësi ndërveprimin institucional dhe monitorimin e procesit.

• Fuqizimi i strukturave koordinuese dhe përgjegjëse në Ministritë e Linjës, dhe veçanërisht në Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Brendshme, të cilat mbajnë dhe barrën më të madhe të procesit të screening për kapitujt 23-24, kapituj këto, të cilët përkojnë dhe me fushat prioritare të reformave tona të brendshme në drejtim të forcimit të shtetit të së drejtës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?