”Refugjatët” nga Shqipëria tek fushat e misrit në pritje të…
Shqiptarët që duan të shkojnë në Britaninë e Madhe kanë gjetur një “shteg” të ri. Një qytet i vogël në Hollandë, i quajtur Moerdijk është rruga e tyre e re, ku kërkojnë të ngjiten fshehurazi nëpër kamionë.
Një një fushë misri pranë autostradës u shkatërruan disa tenda të improvizuara javën e kaluar të cilat i kishin ndërtuar emigrantë shqiptarë. Gati çdo ditë, shqiptarët përpiqen që të ngjiten në kamionë në autostradën A16 në Moerdijk. Ky është një vend i përshtashëm pasi mund të fshihen lehtësisht në kamion dhe më pas të udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Mediat holandeze shkruajnë se shqiptarët janë refugjatë ekonomikë. Ata shkojnë në Hollandë me vizë turistike. “Shqipëria nuk është anëtare e Bashkimit Europian, por mund të udhëtojnë lirshëm që prej 2010-s”, shkruan EenVandaag.
Sapo shkojnë në Britani, ata mund të punojnë në të zezë lehtësisht. Mijëra bashkëatdhetarët që kanë arritur ta kalojnë me sukses “provën” në Moerdijk ua kanë treguar edhe miqve të tyre. Kjo nuk është hera e parë që ky problem shfaqet në Hollandë me të ashtuquajturit “alpinistët” e paligjshëm. Shumë emigrantë patën provuar më parë në zonën e Hoej Van Holland dhe Europoort. Mirëpo sapo u shtrënguan masat atje, problemi ka nisur të shfaqet në Moerdijk.
KOHA JONË SONDAZH

