Refuzohet kërkesa e Igli Tares, Apeli lë në fuqi sekuestrimin e vilës së dytë
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin e vilës së dytë, e cila dyshohet se është pasuri e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.
Vendimi i Apelit është marrë pas ankimit të Igli Tares, i cili ka kundërshtuar sekuestrimin e pasurisë, të vendosur më herët nga Gjykata e Shkallës së Parë, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Me vendimin e Apelit, sekuestrimi i vilës mbetet në fuqi, ndërsa pasuria vijon të jetë nën masën e vendosur nga gjykata, në kuadër të hetimeve të SPAK.

