“Refuzohet” takimi Putin-Erdogan

 

Samiti për klimën në Paris, duket se është parë dhe si një luftë midis Rusisë dhe Turqisë. Mospajtimi diplomatik ndërmjet tyre, kjo për shkak të rrëzimit të aeroplanit luftarak rus nga aeroplani i Forcave ajrore turke. Qëndrimi i dy krerëve, mesa duket është që të mos takohen.

Një zëdhënës i Kremlinit, tha se presidentit rus, Vladimir Putin, nuk do të takohet me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan gjatë mbajtjes së samitit për klimën në Paris, pasi Turqia ka refuzuar të kërkojë falje, për incidentin me avionin.

Gjatë deklaratës së tij kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, është prononcuar se asnjë vend nuk mund të insistojë në kërkim falje, për shkak se një vend e ushtron të drejtën dhe obligimin për mbrojtjen e hapësirës së vet ajrore. Aeroplani rus ka fluturuar brenda hapësirës ajrore turke më 24 nëntor dhe i ka injoruar thirrjet para se të qëllohej.

Davutoglu ka shtuar më tej se Ankaraja dëshiron, që Rusia t’i rishqyrtojë sanksionet ekonomike kundër Turqisë, të imponuara më 28 nëntor nga ana e presidentit Putin. Në këtë polemikë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është shprehur se Turqia dhe aleatët e NATO-s janë të shqetësuar për praninë e shtuar të ushtrisë ruse në rajon. Ai ka theksuar se NATO-ja është e fokusuar në qetësimin e situatës.

R.Sh

 

SHKARKO APP