Refuzoi të ishte kandidat i PS në Vlorë, deputeti Hyseni: Ramës i thash…

Deputeti aktual i PS-së, Alket Hyseni refuzoi rikandidimin si deputet në qarkun e Vlorës pasi u rendit i 11-ti në listë. Ishte kjo arsye që ai refuzoi kandidimin. I pyetur për këtë në ”Real Story”, ai theksoi se PS ka zgjedhur një skuadër fituese në zgjedhjet e ardhshme dhe pjesa tjetër do të jetë mbështetëse e kësaj skuadre.

Nga ana tjetër, Hyseni nënvizoi se PS-ja për të është si një familje e dytë dhe u shpreh falënderuese ndaj kësaj partie që sipas tij i ka hapur shumë dyer.

“PS është histori për Shqipërinë, është e tashmja dhe e ardhmja, ka larguar prej vitesh elementë të tillë. Edhe pse ka brenda debate, ngjyra, PS-ja është forca më demokratike. Kur them për debat them për debatin që ka prodhuar PS ndër vite, edhe brenda radhëve PS ka debat. Të jesh deputet në Vlorë është e treta privilegj. Nuk është çështje pranimi, e kam falënderuar kryeministrin, i kam kërkuar ta jap kontributin tim ashtu siç e kam dhënë para 2017. Historiku im në PS nuk nisi si deputet dhe s’do të mbarojë si deputet. Familja ime është PS, jam rritur atje”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?