Refuzuan ligjin 7501, Rama: Task forcë për legalizimin e shtëpive në Theth
Qeveria ka ngritur një Taks Forcë për të rregullar çështjen e legalizimeve në Theth pasi aty është refuzuar aplikimi i ligjit 7501 për shkak se janë toka të trashëguara ndër vite.
Gjatë podcastit “Flasim” me Fatmir Berishtën, pronarin e një bujtine në Theth kryeministri Rama zbuloi dhe procedurën si do të realizohet
“Më në fund u arritën të bllokoheshin ndërtimet kot më kot, tani ka nevojë për mundësi brenda planit e karakteristikave që duhet të ketë industria e mikpritjes. Kemi ngritur një task forcë. Nuk janë legalizime të vonuara, se ju nuk e keni pranuar ligjin 7501. Ka plot pjesë që nuk ka konflikte. Kemi bërë ligjin 2020. Kemi ngritur task forcë që të marrin dëshmitë rreth e rrotull, të marrin me shkrim por besoj se do të bëhet”, tha Rama.
Në Theth thuasje të gjitha shtëpitë e vjetra janë kthyer në bujtina.