Regjimi i ri i lëvizjes, Tirana më e qetë
Zgjatja e fashës së orarit të lëvizjes ka sjellë rënie të fluksit të qyetarëve në rrugët e kryeqytetit, ndihmuar edhe nga dita e pushimit për festën e Pashkëve. Dyqanet ushqimore dhe farmacitë qendrojnë hapur deri në 17:30, duke i dhënë më shumë hapësirë kohore për të kryer blerjet.
Në tregun ushqimor pranë njësisë nr. 1 në kryeqytet, duket një e hënë normale, larg prezencës masive të qytetarëve, kur gjithçka mbyllej në 13:00. Çfarë nuk ka ndryshuar është detyrimi për të marrë autorizim për të dalë nga shtëpia, që tashmë nga 60 minuta kalon në 90 minuta.
Këtë detyrim jo të gjithë e kanë respektuar. Edhe farmacitë duken më të lehtësuara me orarin e ri. Por, veç farmacive dhe dyqaneve ushqimore, qepenat i kishin hapur edhe disa biznese të tjera.