Regjisori Altin Basha: Si e ‘nuhatëm’ propagandën e qeverisë për Air Albania

Regjisori i emisionit “Portokalli”, Altin Basha i ftuar në “360 Gradë” në Ora News tha se niveli i propagandës së qeverisë ka arritur nivelet më të larta.

Ai thekson se spoti satirik për hapjen e kompanisë “Air Albania” rezulton pas tre muajsh se është i vërtetë.

BashaNë atë kohë kishte shumë propagandë për hapjen e Air Albanian. Kishte shumë “presion” mbi audiencën, ku do të bëjmë një shoqëri ajrore që do të fluturojë më lirë, etj, etj. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne e ndjemë erën e propagandës sepse ajo është një nga mjeshtëritë më të larta të qeverisë së sotme. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Kanë arritur deri në pikën saqë të bëjnë tv. Nuk mund të shkojnë më tej. 

E nuhatëm erën e propagandës. Ishim në kërkim të një spoti të fuqishëm për të goditur politikën. Spotet me përmbajtje politike që kanë ironi janë të ndjekura. 

Më vjen mirë që tre muaj pasi është bërë ky spot, është më aktual se ç’ishte sepse është rihapur debati për Air Albania që nuk bëri asnjë fluturim real. Flitet që nuk ka avionë mbrapa, por ka thjesht një printim të imazhit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?