Regjisori Valton Jakupi dhuron për fëmijët me aftësi ndryshe
Prioriteti kryesor i punës në shkollë, është arsimimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara, duke synuar zhvillimin e aftësive intelektuale dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre dhe për integrim e socializim në shkollë dhe shoqëri. “Gjithëpërfëshirja dhe integrimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara në kopshte dhe në shkollë është parësore në punën tonë të përditshme si drejtues, mësues, psikologë, mësues ndihmës etj”,- thotë për “Koha Jonë”, drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “ Marash Gjoni”, Rrilë, Lezhë, Lina Guri” .
Me një staf profesional prej 38 mësuesish dhe edukatoresh kopshti, me 583 nxënës, përfshirë edhe fëmijët me aftësi ndryshe, duke i trajtuar të barabartë me nxënësit e tjerë në klasat përkatëse. Krahas punës së përditshme me nxënësit, ecurisë së procesit mësimor-edukativ, rezultateve dhe cilësisë në arsim, një kujdes të veçantë i kushtohet ofrimit dhe trajtimit të fëmijëve me aftësi të kufizuara, duke u krijuar kushte dhe mundësi të barabarta me nxënësit e tjerë në klasa dhe në dhoma burimore me mësuesit ndihmës etj. Edhe me integrimin dhe socializimin e tyre brenda shkollës, por edhe me përpjekjet për t`u ardhur në ndihmë këtyre fëmijëve në nevojë edhe me pajisje materiale, didaktike, shkollore etj. për tu ndjerë të vlerësuar e të barabartë, si pjesë e shkollës dhe e shoqërisë. “Edhe me sensibilizimin e individëve, por edhe të shoqatave etj. për ndihmë e solidarizim, për tua lehtësuar sadopak dhimbjen dhe kthyer buzëqeshjen kësaj shtrese në nevojë për të qenë si gjithë moshatarët e tyre. Kështu, përmes sensibilizimit tonë edhe në internet për të ndihmuar fëmijët me aftësi ndryshe në këtë shkollë, thirrjes sonë iu përgjigj bujarisht për solidarizim , ndihmë dhe mbështetje, të cilin e falënderojmë përzemërsisht për dhuratën , aktorin dhe regjisorin e njohur, me origjinë nga Kosova, z. Valton Jakupi , duke u dhuruar fëmjëve me aftësi ndryshe në këtë shkollë: çanta, tableta, mjete shkollore , didaktike etj. duke i ndihmuar dhe kthyer buzëqeshjen këtyre fëmijëve”.- thotë drejtoresha Lina Guri. Shembull pozitiv civilizues , solidarizues dhe humanitar për të gjithë ata që duan t`u vijnë në ndihmë fëmijëve dhe njerëzve në nevojë, duke treguar vlerat e një shoqërie të emancipuar. Aktori dhe regjisori i njohur, Valton Jakupi është drejtor i Film për Evropë, i Companisë –Industrisë Filmike Amerikane më të madhe botërore, HOLLYWOODIT në UNIVERSAL PICTURE, me seli në Los Angeles, ambasador i Kulturës Botërore, me qendër në Zvicër , me shumë çmime.
Jak Rrozhani
KOHA JONË SONDAZH

