Regjistri për krimet seksuale, emrat do të shfaqen në e-Albania
Kuvendi miratoi ligjin për “Regjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale”, një mekanizëm mbrojtës për fëmijët kundër abuzimeve seksuale. Pas një maratonë diskutimesh kuvendi e miratoi ligjin si rrallë ndonjëherë, në unanimitet të plotë.
”Nëse dyshoj që fqinji im është pedofil, atëherë kërkoj nëpërmjet e-Albania, përmes një elementi të ri që do t’i shtohet kësaj platforme. Aty hyjmë me të dhënat tonë dhe duke lënë gjurmë në sistem që ne po kërkojmë për këtë person, që dyshojmë se është pedofil.
Çdo person në Republikën e Shqipërisë e ka detyrim ligjor dhe dënohet me gjobë, nëse nuk e bën këtë, që në rast se ndërron banesën, të shkosh në zyrën e Gjendjes Civile. Përsa i përket punësimin të autorëve të krimeve seksuale, ligji parashikon që ata megjithëse kanë vuajtur dënimin ndalohen të punojnë në institucione ku ka fëmijë, si shkolla, kopshte, jetimore etj.
Një gjë që do të doja ta theksoja në fund, që predatorët seksualë duhet ta kenë të rrënjosur në mendje, para se të kryejnë krime seksuale, që emri i tyre do të qëndrojë në Regjistrin Kombëtar deri në ditën që ata ndërrojnë jetë, emri do të jetë aty”,-tha Iris Luarasi, një prej nismëtareve të ligjit.