Regjistrimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Mediu: Rëndësi thelbësore për integrimin

Në vizitën disa ditore në shqipëri, zëvendëskryeministri i Maqedonisë Artan Grubi është ndalur dhe në një takim me Kryetarin e Partisë Republikane Fatmir Mediu. Në bashkëbisedim u konsiderua thelbësore në procesin e integrimit në be regjistrimi i popullsisë shqiptare.

Regjistrimi i shqiptarëve në maqedoninë e veriut është konsideruar e një rëndësie kombëtare ne takimin mes Fatmir Mediut dhe Artan Grupit. Madje palët theksuan se ky proces i hap rrugën integrimit në BE.

“Unë ju uroj shumë suksese në fushatën zgjedhore dhe shpresoj që pas përfundimit të suksesshëm të këtij procesi zgjedhor, bashkë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, do çelin negociatat me Bashkimin Europian dhe bashkarisht do i përmbyllim këto negociata  me anëtarësim të plotë”– ka thënë Mediu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Madje Mediu ftoi të gjithë diasporën e Maqedonisë së Veriut ti përgjigjen pozitivisht proccesit

Swiss Digital Mobile Reklama

“Shqipëria është një gjë e interesit të jashtëzakonshëm të shqiptarëve, është koha që ne të mos bëjmë deklarata, por të bëjmë punë konkrete. Pra besoj se është një sfidë që na takon gjithësecilit nga ne për t`a marrë përsipër dhe Partia Republikane dhe unë personalisht, jemi tërësisht të angazhuar për t`ju ndihmuar dhe mbështetur në këtë proces të rëndësishëm.”- shtoi më tej ai.

Si Mediu dhe Grubi, theksuan rëndësinë e bashkëpunimit mes të dy vendeve për të realizuar një rritje ekonomike të qëndrueshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?