Regjistrimi në kopshte nis në 1 shtator

Nis në datën 1 shtator 2015 regjistrimi i fëmijëve në kopshtet publike të Tiranës. Prindërit do të kenë 12 ditë kohë në dispozicion për të kryer regjistrimin e vogëlushëve në këto institucione.

Burime nga Drejtoria Arsimore e Tiranës, bëjnë të ditur se data 12 shtator do të jetë dita e fundit e regjistrimit, pasi viti i ri shkollor nis më datë 14 shtator për të gjithë sistemin arsimor parauniversitar.

Por këtë vit risi është se regjistrimi i fëmijëve në kopshte nuk do të bëhet pranë Drejtorisë Arsimore të Tiranës, si është bërë më parë, por pranë drejtorisë përkatëse të kopshtit. Inspektorët theksojnë se prindërit duhet të tregohen korrektë në dokumentet që paraqesin për të bërë regjistrimin e fëmijëve.

Në të kundërt, ata do të jenë të detyruar të paraqiten sërish pranë qendrave të regjistrimit.

 

SHKARKO APP