Regjistrimi vendbanimit – Ministria e Brendshme: Pezullimi i gjobave zgjat deri në 10 Maj
Aktualitet E Premte, 24 Shtator 2021 22:22
Ministria e Brendshme ka rikujtuar të gjithë shtetasit që nuk kanë bërë regjistrimin e vendbanimit aty ku realisht banojnë mbi pezullimin e masave administrative.
Sipas njoftimit pezullimi i masës administrative do të zgjasë deri në 10 maj 2019.
Ministria tha se për të bërë regjistrimin falas, qytetarët duhet të dorëzojnë pranë zyrave të Gjendjes Civile këto dokumentet si më poshtë:
- 1 dokument pronësie, ose kontratë qiramarrje/huadhënie/përdorimi apo banimi (fotokopje e noterizuar)
- 2 Fotokopje të kartës së identitetit për çdo person mbi 16 vjeç
KOHA JONË SONDAZH

