Rehabilitim rrugës së Qafë Dardhës në Berat, Rama: Çliron potencialin e pazbuluar të zonës

Në Berat është hapur kantieri i rrugës së Qafë Dardhës, një tjetër projekt me rëndësi strategjike që do t’ju vijë në ndihmë banorëve të disa fshatrave.

Kryeministri Edi Rama ndau sot nërrjetet sociale fotografi nga kantieri i kësaj rruge, që do të lidhë edhe Beratin me Gramshin.

“Ky aks do të çlirojë njëkohësisht potencialin e pazbuluar të një zone me natyrë të jashtëzakonshme, nga më të bukurat e “nahies së Malit Tomor””, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rruga do të ndjekë gjurmën ekzistuese ku do të përmirësohen kthesat me rrezikshmëri të lartë si dhe do të realizohet ndërtimi i kanaleve kulluese, veprave të artit, mureve mbajtëse dhe tombinove.

Swiss Digital Mobile Reklama

Loti 1 financohet nga qeveria shqiptare, ndërsa loti 2 financohet nga BERZH. Zbatimi projekteve mundësohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?