Rehabilitimi i Gjanicës, IKMT prish ndërtesën e 4 me shpërthim të kontrolluar

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, do të realizojë sot në orën 12:00, prishjen e objektit të katërt me shpërthim të kontrolluar në qytetin e Fierit. Objekti është i lartë gjashtë kate dhe specialistët e IKMT kanë hapur në trupin e tij 400 furnella (vrima) ku do të vendosen 8 kilogramë lëndë shpërthyese.

Për mbrojtjen e objekteve që ndodhen pranë nga shpërthimi, janë vendosur 3 mijë thasë me rërë. IKMT u bën thirrje edhe njëherë pronarëve të objekteve pranë objektit që do të prishet, të mbajnë hapur dyert dhe dritaret për të shmangur dëmtimet nga vala shpërthyese.

Objekti që do të prishet është në vijim të aksionit të IKMT në Fier, në kuadër të rehabilitimit të lumit Gjanica dhe qendrës së qytetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

387f1663-5036-432b-b74d-9f2d91629d18

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?