Rehabilitimi në hyrje të Korçës – ARRSH: Nisin punimet. Ndërhyrjet që do të kryhen

Kanë nisur punimet për rehabilitimin e kryqëzimit kryesor në hyrje të Korçës, rruga “Muzaka”. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, ky investim pritet të përmirësojë ndjeshëm gjendjen teknike të rrugës, shikueshmëri si dhe qarkullimin e mjeteve në këtë nyje rrugore.

Ndërkohë, projekti parashikon një sërë ndërhyrjesh, ku më konkretisht:

  • Rehabilitimin e shtresave asfaltike
  • Ndërtimin e një rrethrrotullimi
  • Vendosje të sinjalistikës rrugore

Ky investim po zbatohet në kuadër të projektit “Mirëmbajtje dhe Siguri Rrugore Bazuar në Rezultate”, i cili financohet nga Banka Botërore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?