Rehatimi në administratën publike
Aktualitet E Enjte, 29 Prill 2021 23:25
“Progres-raportet e Bashkimit Europian për secilin nga vendet e mësipërme, përjashto Kroacinë, administratat publike kanë qenë më të kritikuarat dhe më të kërkuarat për reforma të thella. Administrata publike përdoret në rajon si mjet shkëmbimi për dhënies votës për partitë qeverisëse, në formën e klientelizmit”…
Nga Lavdrim Lita
Administrata publike është pika më e dobët e demokracive të reja post-komuniste. Organigrama e administratës publike është torta më e madhe e pushtetit, ku të gjitha partitë qeverisëse punësojnë repartet e tyre të militantëve. Në Kosovë punësimi në administratë quhet me lezet “rehatim”: një formë relaksi ndaj kapitalizmit të tregut tw lirw që kërkon ritme të mëdha të punës dhe intelektit. Siç thotë në kujtimet e tij, ish-sekretari i Shtetit amerikan Henri Kisinger puna në administratë publike është shpenzimi më i madh i intelektit të një njeriut.
Më të dukshme këto kohë kanë qenë rehatimet telefonike të shefit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovcit, që të vetmen meritë në jetën publike dhe intelektuale ka kurrikulën e luftëtarit të UCK-së. Këtë medalje të gjithë të zhyturin në llumin e aferave me pushtetin e kanë si kartë morale, dmth, ne kemi luftuar për këtë vend dhe meritojmë edhe të rehatojmë majmunë. Në Kosovë administrata publike punëson rreth 91 mijë veta.
Koncepti i rehatisë me administratën publike dhe bordet shtetërore nuk është krejt i panjohur në rajon.
Maqedonia ka administratën më të fryrë publike për kapita në rajon. Në Maqedoni 1 në 12 persona është i punësuar në sektorin publik (nëse bëjm kalkulimet për numrin e të punësuarve në bazë të Komisionit Evropian). Në tetë vitet e fundit të qeverisjes Gruevski numri i të punësuarve në sektorin shtetëror ka rritje për 25 %, duke e çuar numrin e të punësuarve në 127 mijë.
Të dhënat zyrtare nga Serbia tregojnë se sektori publik ka 510.000 të punësuar, me çka i bie 1 në 14 banor ka një të punësuar në llogari të qeverisë. Të dhënat flasin se në Kroaci ka të punësuar gjithësej 250.000 qytetarë të punësuar në sektorin publik, ku sipas të dhënave 1 në 17 banor është i punësuar në
Shqipëria si një ndër vendet më të varfra të Europës ruan një kurbë të lartë papunësie, ndërsa shteti (partitë politike) është punëdhënësi më i madh. Administrata publike e Shqipërisë punëson afërsisht 96 mijë qytetarë në nivel qëndror dhe lokal. rotacionet politike në dy dekada kanë sjellë shkarkime masive e pa kriter në administratën qendrore dhe atë lokale, duke shkaktuar dëme të mëdha në buxhetin e shtetit dhe në përformëncën e saj. Aktualisht, në 8 orë punë vetëm 4 orë mund ti dedikohen realisht punës, ndërsa në vendet e zhvilluara perendimore norma e efiçiencës në punë shkon nga 6 deri në 7 orë.
Progres-raportet e Bashkimit Europian për secilin nga vendet e mësipërme, përjashto Kroacinë, administratat publike kanë qenë më të kritikuarat dhe më të kërkuarat për reforma të thella. Administrata publike përdoret në rajon si mjet shkëmbimi për dhënies votës për partitë qeverisëse, në formën e klientelizmit. Dhe në kushtet e një demokracie të trukuar që thellon diferencën mes të pasurve dhe të varfërve qytetarët janë të prirur të reagojnë në mënyra klienteliste.
KOHA JONË SONDAZH

